Zvicër
Kosova edhe sot po promovon vendet e saj turistike në Berlin

Potencialet turistike dhe mundësitë që Kosova i ofron për turizëm po prezantohen nga pesë kompani – tour operatorë: Balkan Destination, Eurokoha, Superxplorers, Fibula Travel, Outdoor Kosovo, në Panairin ndërkombëtar të turizmit “ITB Berlin 2024”, që po mbahet nga data 05 mars në Berlin të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), për kompanitë nga vendi ynë ka siguruar një hapësirë ekspozuese prej 36 m2 në këtë panair.
Ofertat turistike të prezantuara nga tour operatorët nga Kosova kanë zgjuar interesimin e shumë pjesëmarrësve që kanë vizituar shtandin tonë.
Shtandin e Kosovës e ka vizituar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani z. Faruk Ajeti , si dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Gjermani, z. Ylber Sela.
Në këtë panair të madh ndërkombëtar kompanitë tona po zhvillojnë takime me kompani të jashtme, me ç’rast po njihen me trendet e zhvillimit të turizmit. Krahas tyre edhe përfaqësuesit nga MINT po zhvillojnë takime me pjesëmarrësit e shumtë në panair. Shtandi i Kosovës është me numër 211- salla 1.2.
Panairi është i hapur deri me 07 mars 2024. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Langenthal: Shënohet 35 vjetori i pajtimit të madh shqiptar në Verrat e Llukës Më 3 maj 2025 në Langenthal (BE), me organizim të Lidhjes Shqiptare në Botë shënohet 35...
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Trajnimi i refugjatëve për t’u bërë asistentë mjekësorë në Ringgenberg Nga gushti, refugjatët do të trajnohen si asistentë mjekësorë në strehimin kolektiv në Ringgenberg. Pas një...
-
Gazi është bërë më i lirë në kantonin Zug
-
Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua?
-
Shkrirja e shpejtë e dëborës në Alpet zvicerane: Turizmi dimëror përballet me sfida
-
A po humbet Zvicra tërheqjen si vend farmaceutik?