Kosova
Kosova edhe pas 1 janari me regjim vizash me një shtet
Nga 1 janari qytetarët e Kosovës udhëtojnë pa viza, por jo edhe me shtetin e Bosnjë e Hercegovinës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se qytetarët do të duhet të pajisen me viza për në Bosnjë e Hercegovinë dhe anasjelltas, edhe pas datës 1 janar 2024.
Kurti tha se një marrëveshje nuk është ratifikuar nga Bosnjë e Hercegovina dhe prandaj do të duhen vizat për atje, edhe pas datës 1 janar 2024, kur pritet të liberalizohen vizat.
“Me këtë rast në adresimin tim unë theksova se është për të ardhur keq që ka edhe vende që nuk i kanë ratifikuar këto marrëveshje, të cilat i kemi bërë në të kaluarën dhe në veçanti duhet theksuar faktin se nga ato 3 marrëveshje që i patëm bërë aso kohe njëra prej tyre nuk është ratifikuar nga Bosnjë e Hercegovina, dhe për pasojë më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza në BE, mirëpo do të nevojiten viza për të qarkulluar nga Kosova për në Bosnjë e Hercegovinë dhe anasjelltas për shkak se atje nuk është ratifikuar edhe marrëveshja që ka të bëjë me qarkullimin e lirë me ID karta”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë