Lajme
Kosova e varfër me politikanë milionerë
Profesioni më fitimprurës në Kosovë vlerësohet të jetë politika
Kosova konsiderohet i vendi më i varfër në rajon me shkallën më të lartë të papunësisë dhe varfërisë. Por, megjithatë edhe në Kosovë ka edhe qytetarë milionerë.
Siç raporton Radio Evropa e Lirë nga deklarimi i pasurisë që kanë bërë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, vërehet se zyrtarë të institucioneve, disa nga të cilët janë pjesë e legjislativit, kanë pasuri të paluajtshme, para të gatshme dhe vetura luksoze.
Pagat e politikanëve sillen rreth 17 mijë euro vjetore.
Edhe ekspertë për çështje ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se profesioni më fitimprurës në Kosovë vlerësohet të jetë politika,sic thonë ata në një vend ku një pjesë e qytetarëve mezi sigurojnë bukën.
Në Kosovë, ku paga mesatare është deri në 400 euro, gjysma e popullatës është e papunë dhe e varfër, sipas drejtorit të Agjencisë Kundër-korrupsion, Hasan Pretenit, është shumë e vështirë të arrihet pasuria milionëshe.
Ai thotë se diferenca e krijuar në shoqëri në vitet e pasluftës është e pajustifikueshme.
Preteni thotë për ReL se nuk është problem të jesh milioner, por më rëndësi është që të gjenden ata që kanë krijuar milionat, për një periudhë të shkurtër kohore, duke mos e respektuar ligjin.
Në vitin 2011, Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit kishte bërë të ditur se një nga 10 politikanët që ishin pretendentë për të hyrë në Kuvend, është milioner.
Paradoks e quan këtë situatë Fidan Kalaja, nga organizatat joqeveritare “Fol”.
Aspekti më i tmerrshëm, sipas tij, është se në Kosovë rreth 20 për qind e popullatës jetojnë në varfëri, kurse rreth tre për qind e popullatës, siç thotë ai, të instaluar në institucione të ndryshme publike, pasuria e tyre llogaritet të jetë deri në një miliard euro.
Përfaqësues të shoqërisë civile kanë vlerësuar se pasurimi i elitës politike, e ka varfëruar popullatën.
Edhe Lumir Abdixhiku, drejtor në Institutin “Riinvest” shprehet i çuditur me faktin se në Kosovë milionerë nuk janë biznesmenët, por një pasuri të tillë e kanë politikanët.
Me standardet e jetesës dhe më pagat e administratës publike, Abdixhiku konsideron se ka një shpërputhje të madhe më pasurinë e politikanëve në vend
Sidoqoftë, Ministri kosovar i Financave, Besim Beqaj ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave janë të përkushtuara që me reformat e nisura të rrisin edhe më shumë transparencën dhe kredibilitetin e sistemit për menaxhim me paratë publike.
/ReL & albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës