Kosova
Kosova e Tajlanda, synojnë ta rrisin bashkëpunimin bilateral
Një delegacion i lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Tajlandës pritet ta vizitojë zyrtarisht Republikën e Kosovës në fillim të javës së ardhshme, ku pritet të nënshkruhet edhe një Memorandum Mirëkuptimi

Pas njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga ana e Mbretërisë së Tajlandës të dyja vendet po synojnë që të thellojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin bilateral në mes të dyja vendeve. Në ndjekje të këtij qëllimi, një delegacion i lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Tajlandës pritet ta vizitojë zyrtarisht Republikën e Kosovës në fillim të javës së ardhshme, thuhet në një njoftimin e MPJ-së në Kosovë.
“Delegacioni i lartë diplomatik tajlandez veç takimeve bilaterale, që pritet t’i zhvillojë me homologët e tij nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës do të nënshkruajë edhe një Memorandum Mirëkuptimi në mes dy Ministrive, që synon të hap mundësi të reja për të dyja vendet respektive”, thuhet në njoftim.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni tajlandez, do t’i vizitojë edhe monumente kulturore dhe qytetin historik të Prizrenit.
“Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Tajlandës kanë nënshkruar Marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në vitin 2013, pak kohë pas njohjes zyrtare nga ky shtet, duke u pajtuar që të shkëmbejnë përfaqësues diplomatik në nivel ambasadorësh. Në mbështetje të kësaj, Republika e Kosovës së shpejti pritet të hap misionin e saj të parë diplomatik në Bangkok”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër Përqindja e lindjeve të shumëfishta pas fertilizimit in vitro (IVF) në Zvicër ka shënuar një rënie...
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët
-
A janë gjigantët farmaceutikë kompanitë më të mira për të punuar në Zvicër?
-
Masat nga qeveria zvicerane pas tarifave nga Trump