Lajme
Kosova e Shqipëria, pjesërisht të lira
Sipas Organizatës “Freedom House” Shqipëria dhe Kosova janë në të njëjtin vend, 98 sa i përket lirisë së medieve. Maqedonia është me keq, ajo radhitet në vendin 122
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia bëjnë pjesë në shtetet pjesërisht të lira sa i përket lirisë së medieve. Kështu thuhet në raportin e fundit të Organizatës “Freedom House” publikuar të enjten lidhur me lirinë e medieve në botë. Shqipëria dhe Kosova, sipas FH, janë në të njëjtin vend 98 në mesin e 197 vendeve.
Sipas kësaj organizate, Kosova në krahasim me vitin e kaluar, ka shënuar përparim, duke lëvizur për katër vende. Sivjet, ajo zë vendin e 98-të, për dallim nga viti 2013, kur ka mbajtur pozitën numër 102, ndërsa Shqipëria nga vendi 96 ka rënë në vendin 98.
Rezultati për të është 49 dhe e radhit në mesin e vendeve pjesërisht të lira. Në skemën e FH-së, shkalla 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa 100-shi është më negativi. Organizata me seli në Shtetet e Bashkuara ka vlerësuar situatën e medieve në 197 vende në gjithë botën.
Nga vendet e rajonit, Serbia mban pozitën numër 74, Mali i Zi 78, Kroacia 83, Bosnja dhe Hercegovina 103 dhe Maqedonia 122.
Freedom House vlerëso se liria e medies ka shënuar rënien më të madhe në dhjetëvjetëshin e fundit. Vetëm një në shtatë njerëz jeton në vendet me media të lira.
Rënia është nxitur pjesërisht nga zhvillimet në disa shtete të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Egjiptin, Libinë, dhe Jordaninë, problemet në Turqi, Ukrainë, dhe në një numër vendesh në Afrikën lindore, si dhe përkeqësimi në mjedisin relativisht të hapur mediat të Shteteve të Bashkuara.
Raporti thekson se Rusia i ka mbajtur nën kontroll të fortë mediat lokale, duke bërë përpjekje të kontrollojë edhe mendimet e pavarura. Ukraina ka degraduar në kategorinë “jo të lirë”, kryesisht për shkak të sulmeve ndaj gazetarëve që kanë mbuluar protestat e Euromaidanit.
Karin Karlekar, nga Freedom House, thotë se ka pasur rritje të mprehtë të dhunës fizike ndaj gazetarëve në këtë vend.
“Ajo çfarë kemi parë në fund të vitit 2013, kur edhe kanë nisur protestat e Euromaidanit, kanë qenë shumë raste të gazetarëve të sulmuar, të cilët kanë bërë përpjekje të mbulojnë protestat”, citon REL z.Karlekar.
Bjellorusia, Turkmenistani, Uzbekistani dhe Irani mbeten në mesin e vendeve me lirinë më të dobët të mediave në botë.
Karlekar thotë se mediat në këto vende mbeten shumë të kufizuara dhe se atje ka represion shtetëror kundër çdo zëri të pavarur. Po, sipas Karlekar, mjedisi mediatik në pjesën tjetër të Azisë Qendrore mbetet po ashtu i zymtë. Ndërsa në Afganistan e Irak, sfida kryesore mbetet mungesa e sigurisë dhe kërcënimi ndaj gazetarëve.
Raporti i Freedom Housr përmend raste të shumta të vrasjes së gazetarëve në të dyja vendet gjatë vitit 2013. Sipas raportit, Evropa krenohet me nivelin më të lartë të lirisë së shprehjes në gjithë botën. Në top-treshen e parë, si vende tërësisht të lira, radhiten Holanda, Norvegjia dhe Suedia.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën