Lajme
Kosova e Shqipëria i bashkohen dhimbjes për Srebrenicën
Ligjvënësit kosovarë dhe ata të Shqipërisë me nga një minutë heshtje kanë nderuar të rënët masakrën e Srebrenicës dhe kanë dënuar gjenocidin serb ndaj popullsisë myslimane
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe ata të Parlamentit të Shqipërisë, i janë bashkuar popujve tjerë, duke përkujtuar 20 vjetorin e asaj që u quajt “Turpi i Evropës”, masakrën e Srebrenicës, ku u vranë mizorisht nga forcat serbe, rreth 8 mijë myslimanë civilë të Bosnjës dhe Hercegovincës. Ligjvënësit në Tiranë e Prishtinë nderuan të rënët me nga një minutë heshtje.
Kryeparlamentari kosovar, Kadri Veseli duke përkujtuar këtë masakër tha se gjenocidi dhe krimi në Srebrenicë kishin prekur ndërgjegjen e gjithë botës. “Drejtësia për këtë masakër dhe për krimet e kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në Kosovë, duhet të vihet në vend. Krimet e padënuara ndjellin vetëm kobe të reja”, ka ai.
Para 20 vitesh në Srebrenicë, sipas Veselit, është kryer krimi më i madh në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
“Brenda dy ditësh mbi 8 mijë burra u masakruan barbarisht nga njësitë ushtarake të gjeneralëve të Millosheviqit. Mijëra familje u shkatërruan përgjithmonë. Një qytet që datonte prej kohës romake u zhbë brenda pak orësh. Fjalët gjenocid e spastrim etnik sërish njollosën ndërgjegjen njerëzore. Bota u trondit“, ka thënë Veseli.
20 vite pas krimit në Srebrenicë e 16 vite pas krimeve të bëra në Prekaz, Izbicë, Suharekë, Mejë, Gjakovë e vende tjera të Kosovës, drejtësia siç Veseli, nuk është përmbushur. “Është e domosdoshme që drejtësia të vihet në vend sepse krimet e padënuara ndjellin vetëm kobe të reja“, deklaroi ai
Ndërkaq, Qerim Bajrami, deputet boshnjak në Kuvendin e Kosovës, tha se dy deputetë boshnjak i kanë propozuar Kuvendit të Kosovës një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Por, siç ka thënë ai Kuvendit nuk e kishte konsideruar të domosdoshme, pasi që në vitin 2005, kishte miratuar një rezolutë për “Masakrën në Srebrencicë“, në të cilën pavarësisht emërtimit, në tekst figuron edhe termi gjenocid.
Edhe Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje në kujtim të viktimave të masakrës së Srebrenicës. Ka qenë ish kryeministri Sali Berisha që ka kërkuar në shenjë solidariteti të mbahet një minutë heshtje, ndërsa ka përmendur edhe gjenocide të ngjashme nëpër të cilat ka kaluar edhe kombi shqiptar, si në Kosovë dhe në Shqipëri.
“Gjenocidi serb i Serbrenicës është ngjarja më e turpshme, më tragjike në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore. Sot është një ditë solidariteti me popullin e Bosnjës, sot është një ditë kur duhet të dënojmë me ashpërsinë më të madhe barbarinë e Srebrenicës”, deklaroi Berisha duke akuzuar edhe qëndrimin e presidentit rus, Valdimir Putinit kundër miratimit të një rezolute në OKB.
Ndryshe, është Rusia ajo që po e pengon miratimin e një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kur dënohet Serbia për gjenocid në Srebrenicë. Rezoluta është iniciuar nga Britania e Madhe, mirëpo nuk mund të kaloj derisa Rusia përdorë veton.
Derisa në OKB po duket se po dështon kjo rezolutë, është Parlamenti Evropian i cili ka miratuar sot rezolutën për Srebrenicën, me të cilën dënohet gjenocidi i kryer 20 vjet më parë.
Në rezolutë thuhet se përgjegjëse për vrasjen masive të mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë, janë forcat serbe të Bosnjës, nën komandën e Ratko Mlladiqit.
“Ky është krimi më i madh i luftës, i cili ka ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në rezolutë.
Ajo po ashtu vë në dukje përgjegjësinë e Kombeve të Bashkuara, që nuk kanë përmbushur mandatin për të mbrojtur banorët e “zonave të sigurta”.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?