Futboll

Kosova e mposht Azerbajxhanin

Golat për Kosovën i kanë shënuar Florent Hasani dhe Besfort Kolgeci

Kosova U-21 ka vazhduar me paraqitje të mira në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2019.

Kosova ka mundur Azerbajxhanin me rezultat 2:0 në Mitrovicë, duke u ngritur në vendin e tretë në tabelë me dhjetë pikë, shkruan albinfo.ch.

Golat për Kosovën i kanë shënuar Florent Hasani dhe Besfort Kolgeci. Që të dy kanë shënuar në pjesën e dytë.

Kosova ka grumbulluar tri ndeshje dhe ka barazuar në një takim, derisa ka tri humbje në këtë grup.

Në ndeshjen e ardhshme, Kosova përsëri do të jetë vendase, ku e pret Gjermaninë.