Kosova
Kosova, e gatshme të reagojë në rast të fluksit të migrantëve
Në kuadër të Planit të Reagimit për çështjet e migrimit, sot është mbajtur takimi me donatorë, me qëllim të identifikimit të nevojave për mbështetje dhe për të shkëmbyer përvojat për menaxhim efikas të këtij procesi.
Takimin e hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherësh Koordinator Kombëtar për Migrim, Izmi Zeka.
Zeka theksoi se autoritetet e Kosovës kanë përcjellë në vazhdimësi zhvillimet dhe lëvizjet e migrantëve/refugjatëve në regjion, që nga viti 2015 dhe në vazhdimësi kanë përpiluar dhe përditësuar Planin e Reagimit, në bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional dhe me organizatat ndërkombëtare në Kosovë.
“E kemi përditësuar Planin e Reagimit, i cili parasheh reagimin dhe koordinimin për daljen në ndihmë dhe përmbushjen e nevojave për 2500 migrantë/refugjatë gjatë të gjitha fazave të ardhjes së tyre në Kosovë. Ky plan përfshin pritjen, regjistrimin, profilizimin, adresimin e nevojave emergjente të tyre, akomodimin, qasjen në procedurat e azilit etj.”, theksoi Zeka.
Zëvendësministri theksoi se në bazë të kapaciteteve tona për të reaguar në rast fluksi, do t’iu ofrohet mbrojtje e gjithëmbarshme migrantëve/refugjatëve dhe do të trajtohen duke respektuar të gjitha të drejtat e tyre sipas standardeve ndërkombëtare dhe legjislacionit në Kosovë.
“Megjithatë, në mënyrë që të arrijmë këto kapacitete, ne shpresojmë se do të hasim në mirëkuptimin tuaj për të na u gjendur pranë, duke na ndihmuar në arritjen e kapaciteteve, respektivisht për të na mbështetur në fushat e caktuara”, tha Zeka.
Në këtë takim folën edhe përfaqësuesit e IOM-it, UNHCR-së dhe organizatave të tjera në Kosovë, që mbështesin procesin e migrimit dhe azilit, të cilët janë partnerë kryesorë të institucioneve në menaxhimin e këtij procesi. Ata premtuan që edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të përkrahin institucionet e Kosovës.
Në këto diskutime u konkludua se lëvizjet e migrantëve/refugjatëve në regjion vazhdojnë, me gjithë luhatjet e trendëve. Në këtë drejtim, Kosova mbetet si linjë e komunikimeve mes dy rrugëve kryesore, asaj nga Maqedonia Veriore drejt Serbisë dhe asaj nga Shqipëria drejt Malit të Zi.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra