Futboll
Kosova, e gatshme për Qipron
Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e radhës stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të përballjes së sotme kundër Qipros, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve, e që zhvillohet në orën 20:45, përcjell albinfo.ch.
Gjatë stërvitjes, përzgjedhësi Franco Foda u dha futbollistëve udhëzimet e tij taktike, me qëllim që ekipi të jetë maksimalisht i përgatitur për këtë sfidë.
Atmosfera në radhët e Dardanëve është tejet pozitive dhe lojtarët edhe në këtë stërvitje treguan përkushtim.
Ekipi në ndeshjen e sotme do të përballet me mungesën e Elvis Rexhbeçajt për shkak të kartonëve, derisa në dyshim është edhe Valon Berisha, i cili për shkak të lëndimit nga ndeshja e kaluar nuk u përfshi fare në stërvitjen e sotme.
Stafi mjekësor është duke vlerësuar gjendjen e tij dhe mbetet në pikëpyetje nëse ai do të jetë në gjendje të paraqitet në këtë ndeshje.
Megjithatë, Dardanët janë plotësisht të motivuar për të dhënë maksimumin në ndeshjen e nesërme dhe për të siguruar një tjetër fitore në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun