Futboll

Kosova e Cyrihut në aksion, përgatitet për festë

Kjo është ndeshja e parë pas pushimit të gjatë për shkak të koronavirusit

Klubi më i suksesshëm shqiptar në Zvicër, Kosova e Cyrihut, rikthehet në aksion pas një pushimi të gjatë për shkak të pandemisë, shkruan albinfo.ch.

Skuadra kuqezi do të përballet të shtunën nga ora 16:00 me Dietikon.

Në këtë takim janë të ftuar sponsorët që të marrin pjesë në një koktej rasti, që e organizon FC Kosova.

Kosova garon në Ligën e Parë, Grupi 3, njëherësh skuadra e vetme shqiptare që garon në këtë kategori të garave.

Në vitin 2019, Kosova e Cyrihut kishte fituar Kupën e Diasporës në vitin 2019, dhe më pas kishte luajtur përballë Feronikelit, si fitues i Kupës së Kosovës, në atë që duhet Superkupa Mbarëkombëtare.

Kosova e Cyrihut kishte arritur një sukses, duke u kualifikuar deri në 1/16 në Kupën e Zvicrës.