Futboll
Kosova e Cyrihut kërkon juniorë
Klubi i Kosovës ka ftuar të gjithë të rinjtë nga mosha 6 deri në 19 vjeç që jetojnë në Zvicër t’i bashkohen klubit, pasi janë duke kërkuar juniorë dhe lojtarë të rinj

Njëra nga skuadrat më të suksesshme shqiptare në Zvicër është Kosova e Cyrihut.
Kjo skuadër festoi qëndrimin në Ligën e Parë edhe për një sezon, megjithatë, nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan albinfo.ch.
Klubi i Kosovës ka ftuar të gjithë të rinjtë nga mosha 6 deri në 19 vjeç që jetojnë në Zvicër t’i bashkohen klubit, pasi janë duke kërkuar juniorë dhe lojtarë të rinj. Ata duhet të kenë veshje sportive.
“Ne ofrojmë fushë futbolli, fushë sintetike, infrastrukturë moderne si dhe Trenera dhe Asistenta profesional. Cilësia dhe sasia e trajnimit është gjithmonë shumë e lartë.
A dëshiron të mësosh të luash futboll? Çfarë po pret, provoje fatin tënd në klubin më interesant dhe më emocionues në rajon. Eja te FC KOSOVA dhe përjetoje futbollin.
Në radhë të parë duhet të jetë gjithmonë gëzimi si dhe argëtimi me top dhe në lojë. Mësimi vjen automatikisht nëse të dy faktorët janë prezent. Varësisht nga zhvillimi yt, do të kesh mundësinë të stërvitesh dhe të luash në ekipin tonë të parë (Liga e 1-rë.)”, thuhet në njoftimin e skuadrës shqiptare.
Sportanlage Juchhof 1 Vulkanstrasse 200, 8048 Zürich
Më shumë informata:
Samet Bedija
079 873 37 11
Samet.bedija@gmail.com
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit01 Shtator 2018
- Ora12:00
- Data e përfundimit30 Shtator 2018 - 12:00
E-Diaspora
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ Libri "Shekulli i parë" i autorit Sejmen Gjokoli, sjell një pasqyrim të ngjarjeve më të rëndësishme...
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
-
Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej
-
Festa e Bajramit në Zvicër këtë të diel – ku do të falet namazi në Lozanë?
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga prilli? Orari i ditës po vjen së shpejti dhe më pas fillon muaji i ri. Shumë gjëra...
-
Një në 22 makina në Zvicër është elektrike
-
Pse Zvicra është e shqetësuar për rritjen e numrit të mjekëve të huaj?
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Shtesa për kujdesin e fëmijëve për çerdhet zvicerane mbetet pikë diskutimi