Kosova

Kosova e Austria, me marrëveshje për bashkëpunim kulturor

Një delegacion austriak i udhëhequr nga Ambasadori Christoph Thun-Hohenstein dhe Ministria Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare.për dy ditë janë të ftuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.

Takimet që nisën sot adresuan marrëveshjen e re trivjeçare për bashkëpunim kulturor ndërmjet dy shteteve, e cila do të nënshkruhet ditën e nesërme, transmeton albinfo.ch.

Programi përfshin bashkëpunimin në shumë fusha, duke thelluar lidhjet me institucione të ndryshme, përfshirë muzetë, bibliotekat, galeritë, arkivin shtetëror, partneritete të drejtpërdrejta mes institucioneve të arsimit të lartë dhe stafit akademik, shkëmbimin midis artistëve, bashkëpunimin në fushën e filmit, muzikës dhe ngjarjeve kulturore.