Kosova

Kosova e Austria me marrëveshje në fushën e sundimit të ligjit

Ministrja e Drejtësisë nga Republika Federale e Austrisë, Alma Zadić ka qëndruar sot nê Prishtinë ku është pritur nga ministrja koskvare e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Ato nënshkruam deklaratën e përbashkët lidhur me fushën e sundimit të ligjit.

Deklarata bazohet në përpjekjet e ndërsjella për të forcuar marrëdhëniet miqësore mes të dyja vendeve tona.

Republika e Kosovës me këtë rast do të përfitojë nga përvoja austriake në fushën e legjislacionit, më saktësisht reformave ligjore, teknologjisë informative në fushën e drejtësisë, trajnimeve në fushën e drejtësisë, administrimit të drejtësisë etj.