CH-Ballkani

“Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të mbesin peng i Serbisë”

Kështu është shprehur Albin Kurti në një konferencë për media

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albn Kurti, ka komentuar rreth bashkëpunimit në mes të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës. Kurti është shprehur së ka dështuar bashkëpunimi në mes këtyre dy vendeve për fajin e dy qeverive.

Kurti është shprehur se thënë se Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të mbesin peng i Serbisë.

Ai shtroi nevojën për bashkëpunim në disa fusha në mes të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.

“Kosova dhe Shqipëria janë peng i Serbisë që na mban të bllokuar. Jemi bashkë sepse jemi të dyja peng të Serbisë. Na duhet një frymë bashkëpunuese. Treg i përbashkët. Konsullata të përbashkëta. Shkolla të përbashkëta policore e ushtarake. Program i njësuar arsimor. Dhe, raportim publik për realizimin e marrëveshjeve”, ka deklaruar Kurti.