Kosova
Kosova dhe Shqipëria prijnë me kërkesa për azil në BE
Shtetasit nga Kosova dhe Shqipëria vijojnë të kryesojnë me një diferencë të dukshme se vendet e tjera të rajonit të Ballkanit për nga kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EUAA), gjatë muajit shtator të këtij viti u paraqitën 586 kërkesa të reja për azil nga Shqipëria dhe 584 kërkesa nga Kosova, raporton VoA, përcjell albinfo.ch.
Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria gjatë muajit shtator është dukshëm më i lartë krahasuar me vendet e tjera në rajon, ku nga Maqedonia e Veriut janë paraqitur në një nga vendet e Bashkimit Evropian 286 kërkesa për azil, nga Serbia 252, nga Bosnjë e Hercegovina 252 dhe nga Mali i Zi vetëm 46 kërkesa.
Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian në nëntë muajt e parë të këtij viti ka shkuar në rreth 5500./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026