Kosova
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh
Bëhet e ditur se përfaqësuesit e ministrive të Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë kanë nënshkruar sot në Elbasan marrëveshjet bilaterale pas mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive.
Fillimisht u nënshkrua marrëveshja për zbatimin e lehtësive doganore nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Më pas u nënshkrua marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e lejeqëndrimit të përkohshëm, ndërsa u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Blendi Çuçi.
Po ashtu nënshkrimi i marrëveshjes për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit ndërmjet dy qeverive u nënshkrua nga Sveçla dhe Çuçi.
Më pas, po ndërmjet dy ministrave u nënshkrua marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec-Kukës, Krushevë-Dragash.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri deklaroi se kanë rënë dakord për abetare të unifikuar.
Ai tha se synojnë që vitin tjetër abetarja e unifikuar të jetë e gatshme.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën