Futboll

Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen një

“Sikur të kishim një ekip do të ishim më të fortë”, është shprehur Bylbyl Sokoli

Trajneri kosovar, Bylbyl Sokoli, gjithmonë njihet për deklaratat e tij për bashkimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Edhe sot trajneri i ri i Flamurtarit të Prishtinës, duke folur për Përfaqësuesen e Kosovës dhe futbollin kosovar, e ka thënë një gjë të tillë.

“Gjithmonë kam thënë dhe e them se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë”, ka thënë Sokoli në ‘Rock n’Roll Football’, përcjell albinfo.ch.

“Ne duhet ta kemi një Kombëtare, një federatë, një qeveri, një ushtri”, shton më tutje Sokoli.

“Por, kjo nuk do të thotë se jam kundër FFK-së dhe Përfaqësueses së Kosovës. E dua Kosovën në Kampionatin Evropian”, u shpreh tutje ai.