Kosova

Kosova dhe Serbia pajtohen për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur

Në takimet që kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë Besnik Bislimi e Petr Petkoviç patën në Bruksel ata u pajtuan për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur.

Bislimi ka thënë se palët janë pajtur që takimi i radhës në nivelin e lartë të zhvilohet më 22 prill.

“Por, kjo nuk është edhe aq e sigurt pasi që ka indikacione që presidenti i Serbisë nuk është i gatshëm apo nuk mund të vijë në këtë datë, kështu që mbett të shqyrtohet një datë alternative”, tha Bislimi.

Në këtë takim të radhës, sipas Petkoviqit, do të miratohet zyrtarisht teksti i deklaratës për personat e pagjetur, për tekstin e së cilës ai tha se palët janë pajtuar në Bruksel.