Kosova
Kosova dhe Gjermania diskutojnë çështje sociale
Delegacioni nga Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale nga Parlamenti Gjerman, që ka nisur një vizitë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, po mban takimin e parë në Prishtinë me Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Takimi synon të gjejë mënyra bashkëpunimi ndërmjet të dyja vendeve, të cilat kanë bashkëpunim të ngushtë në fushën e shëndetësisë. Ikja dhe largimi i infermierëve dhe mjekëve në shtetet e BE-së, sidomos në Gjermani, ishte çështje diskutimi mes dy delegacioneve. Anelika Glückner, deputete gjermane, tha se kjo vizitë në rajon do të ndikojë që të njohin sa më shumë nevojat për përmirësim të jetës sociale-shëndetësore të vendeve përkatëse.
“Për ne është më interes që të lidhim sa më shumë marrëveshje, duke pasur parasysh situatat në të dyja vendet. Kemi marrëveshje me Indinë dhe vende të tjera nga Azia”, tha Glückner.
Deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, që është edhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, vlerësoi mundësinë e bashkëpunimit në funksionalizimin e ndërmarrjeve sociale.
“Qeveria po subvencionon qytetarët në pajisje efiçiente dhe po bëjmë ndryshime të mëdha në pjesën e legjislativit për të përmirësuar jetën sociale në Kosovë. Kosova dhe Gjermania kanë një bashkëpunim të madh në fushën e shëndetësisë, dëshira jonë mbetet që mjekët tanë të përfitojnë nga avancimet në mjekësi në shtetin tuaj dhe këto përvoja t’i sjellin në vendin e tyre. Pra, qëllimi ynë është që ata të kthehen në Kosovë dhe të kontribuojnë në vendin tonë. Sigurisht për ne është më rëndësi të dimë për mirëqenien e gjithë kosovarëve në Gjermani, jo vetëm për ata që janë atje me kontrata pune, por edhe kosovarët që kanë shtetësi gjermane”, tha Kollçaku.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Offenbach, hapet shkolla e dytë për mësim plotësues në gjuhën shqipe Krahas shkollës ekzistuese Albert Schweizer Schule, e cila suksesshëm vazhdon punën e saj, në qytetin Offenbach...
-
Shkolla Shqipe, pjesë e festës së qytetit të Tuttlingenit në Gjermani
-
Gjermani: Nis njëra prej ngjarjeve më të mëdha të këndimit, Loredana, pjesë e jurisë
-
Shqiptarja, një pianiste dhe pedagoge e shquar e pianos në Bernë
-
Stilistja shqiptare Nensi Dojaka bashkëpunon me Calvin Klein
Jeta në Zvicër
-
Berset merr detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Ish-këshilltari federal, Alain Berset, u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës...
-
Pas skandalit të nënshkrimeve të rreme, gjashtë palë bëjnë thirrje për grumbullim dixhital të nënshkrimeve
-
Gjobat e papaguara të parkimit u kushtojnë shumë komuniteteve
-
Këshilli Kombëtar dëshiron të forcojë rregullat e sigurisë në qendrat e azilit
-
A mund të kërkoni përfitime papunësie në Zvicër nëse e lini punën?