Lajme
Kosova dekoron ish-komandantin gjerman Reinhardt
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dekoroi gjeneralin Reinhardt me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë. ai u shpreh i emocionuar me zhvillimet në Kosovë
Ish-komandanti i KFOR-it në Kosovës, gjenerali gjerman Klaus Reinhardt është dekoruar sot nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë. kjo medalje u jepet personaliteteve që kanë dhënë kontribut të madh në çlirimin e Kosovës apo në ruajtjen e paqes gjatë shtetndërtimit.
Presidenti Thaçi ka thënë se gjenerali Reinhardt është njeriu i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovën e pasluftës.
“Gjenerali Reinhardt është gjenerali i paqes, stabilitetit dhe fillimit të përbashkët të ndërtimit të institucioneve të reja në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, ish-komandanti i KFOR-it, Klaus Reinhardt, është shprehur shumë krenar dhe i emocionuar me ndarjen e kësaj medalje për të, për të cilën ka thënë se asnjëherë nuk e ka pritur.
“Unë isha 17 vjet më parë këtu. Në atë kohë nuk kishte asgjë, asnjë shkollë, asnjë spital, kaos. Tash, pas 17 viteve, po i shoh ndryshimet rrënjësore. Jam shumë krenar që kam ndihmuar sadopak në këtë. Jam shumë krenar që kam punuar me juve. Keni bërë një punë shumë të madhe në promovimin e Kosovës”, ka thënë gjenerali Reinhardt.
Sipas tij, Kosova ka qenë krejt një tjetër vend dhe është dashur të riorganizohet.
“Kemi ndërtuar një qeveri në atë kohë me presidentin e sotshëm të Kosovës. Nëse sot shohim se ku qëndron shteti i juaj, është bërë një përparim shumë i madh përpara. Ju keni arritur që nga një pjesë e Serbisë të ndërtoni një shtet që funksionon. Ai funksionon, sepse keni një president, i cili bashkë me tjerët kanë punuar dhe asnjëherë nuk janë dorëzuar për t’i shtyrë gjerat përpara”, ka thënë gjenerali Reinhardt.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar gjeneralin Reinhardt për angazhimin e tij maksimal dhe historik për paqen në vend, për ndërtimin e shoqërisë shumetnike dhe integrimin e të gjithëve në institucionet e vendit.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?