Sport
Kosova debuton në Lojërat Paraolimpike “Paris 2024”
Ceremonia hapëse u zhvillua në sheshin Place de la Concorde dhe Champs-Elysées në Paris
Kosova ka shënuar njërin ndër momentet më të rëndësishme në historinë e sportit të saj. Në mesin e mbi 50 mijë shikuesve nga mbarë bota, për herë të parë, flamuri i Kosovës ka valuar në ceremoninë hapëse të Lojërave Paraolimpike “Paris 2024”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Ceremonia hapëse u zhvillua në sheshin Place de la Concorde dhe Champs-Elysées në Paris, me fillim nga ora 20:00, e ku defiluan gjithsej 166 shtete nga mbarë bota. Ky moment njëherësh shënon edhe debutimin e Kosovës në lojërat më prestigjioze të para sportit botëror, synim i kahershëm i parasportës kosovare.
Në këtë ngjarje madhështore të parasportit, Kosova përfaqësohet nga paraatleti Grevist Bytyqi, i cili do të garojë në sportin e atletikës, në kategorinë T46, në disiplinën 1500 metra. Në këtë rrugëtim sfidues, Grevisti është i shoqëruar nga presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, trajneri Adrian Mazreku dhe shefja e misionit, Arjeta Gashi.
Pjesëmarrja e Kosovës në këto lojëra u mundësua falë anëtarësimit të vendit tonë në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar vitin e kaluar, moment që i hapi rrugën përfshirjes së parasportistëve tanë në këtë ngjarje madhore, e cila simbolizon përfshirjen, barazinë dhe fuqinë e sportit për të kaluar çdo pengesë.
Në lojërat e sivjetme botërore të parasportit, të cilat zgjasin 11 ditë, do të marrin pjesë 4,400 paraatletë në gjithsej 22 parasporte.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran? Më shumë pyetje po lindin për dështimin mekanik që kishte detyruar një aeroplan SWISS të bënte...
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër