Storje Suksesi
Kosova burim sfidash
Firma e tij e re ofron, me ueb sajtin dhe aplikacionin e tij, një mjet për të krahasuar produktet bankare në Kosovë, në modelin e ueb sajtit të njohur ‘Comparis’ në Zvicër. Jetmiri tashmë ka angazhuar tre bashkëpunëtorë vendës me kualifikime të nivelit të lartë.
Ndërsa shumica e kosovarëve të rinj po kërkojnë të largohen nga vendi, Jetmiri po shkon kundër kësaj prirjeje. Ky është një hap i pazakontë. Ndërsa shumica e banorëve të vendit flasin për situatën ende të pasigurt politike, korrupsionin dhe papunësinë e lartë, sipërmarrësi i ri mbetet optimist dhe kujton se 90% e kosovarëve përdorin internetin rregullisht, më shumë se 85% nëpërmjet smartfonit të tyre. Për të, nëse situata politike mbetet e qëndrueshme, i gjithë rajoni mund të bëjë një kërcim të madh në vitet që vijnë, veçanërisht në fushën e IT-së. “Pas punës sime të parë në Prishtinë, menjëherë vura re se Kosova kishte një talent të fshehur dhe shumë potencial për t’u bërë një vend kryesor për zhvillimin e softuerit në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Ka shumë njerëz ambiciozë, të aftë dhe të gatshëm për të bërë një ndryshim drastik. Të gjitha ato që kanë nevojë, janë një ndihmë e vogël në drejtimin e duhur”, thotë Jetmir Halimi, CEO i ‘Trekandi’-t.
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rritet numri i viktimave të trafikimit që kërkojnë mbrojtje Në vitin 2024, kërkesa për strehimore për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore në Zvicër u...
-
Fermerët përdorin pesticide të ndaluara: Qeveria federale forcon kontrollet
-
Qëndrimi në Bazel gjatë Eurovisionit do të kushtojë shumëfish më shumë
-
Rritet numri i mjekëve të huaj në Zvicër
-
Pakti i migracionit i BE-së kundërshtohet nga e majta dhe e djathta e Zvicrës