Kinema

Kosova bën thirrje për propozime për OSCAR!

QKK-ja thotë se Komisioni përzgjedhës i Kosovës këtë vit kryesohet nga regjisori i shquar Isa Qosja, ndërsa anëtarët e tjerë janë aktori dhe producenti Fatmir Spahiu, skenaristja Visare Aliu, aktori e regjisori Edon Rizvanolli, producenti Valon Jakupaj, regjisori Faton Bajraktari dhe aktori e producenti Shkumbin Istrefi.

Qendra Kinematografike e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin OSCAR për kategorinë për film në gjuhë të huaj, i cili mund ta përfaqësojë Kosovën këtë vit. Të drejtën e konkurrimit e kanë të gjithë filmat e metrazhit të gjatë nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës, duke filluar nga data 1 tetor 2017 dhe jo më larg se data 30 shtator 2018, të cilët i plotësojnë kushtet e tjera të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”.