Zhvillim
Kosova, 40 milion euro në vjet nga CEB!
“Pritet që 30 deri në 40 milionë euro në vjet të jenë të gatshme me kredi shumë të volitshme të dedikuara për projekte të natyrës sociale..." ka thënë zëvendësministri i jashtëm, Petrit Selimi
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, në një konferencë për medie, ka shpalosur detaje rreth anëtarësimit në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës (CEB) dhe rëndësisë së madhe që ka për Republikën e Kosovës, anëtarësia në këtë institucion të rëndësishëm financiar.
Sipas Selimit, Kosova mund të përfitojë 30 deri në 40 milionë euro në vjet nga anëtarësimi në këtë Bankë, e cila njëherësh është edhe organizata më e madhe pas BERZH-it, në të cilën Kosova është pranuar me të drejta të plota nën emrin kushtetues të Kosovës dhe pa fusnotë.
Ai ka thënë se Kosova do të përfitojë kryesisht në projektet sociale.
“Pritet që 30 deri në 40 milionë euro në vjet të jenë të gatshme me kredi shumë të volitshme të dedikuara për projekte të natyrës sociale, që kanë të bëjnë me përforcimin e barazisë sociale dhe projekte që kanë të bëjnë me të zhvendosurit, shtëpitë për të vobektit”, tha Selimi, duke shtuar se këto projekte do të kenë për qëllim kryesor forcimin e komponentës sociale, shkruan gazetaexpress.com.
Selimi po ashtu tha se anëtarësimi në këtë Bankë ka qenë prioritet i ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe është rezultat i një pune një vjeçare.
“Kjo votë është rezultat i një pune të gjatë të ministrive si motra, por ka qenë në prioritet edhe të ministrit Enver Hoxhaj, i cili për këtë punë tash e një vjet ka zhvilluar biseda në Strasburg me anëtarët si dhe me guvernatorin e Bankës në Paris”, ka thënë ai.
Anëtarësimi në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës, që vjen vetëm pak ditë pas njohjes së Kosovës nga disa shtete, përbën një sukses të madh për Ministrinë e Jashtme, në këtë fazë të aktiviteteve për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih