Lajme
Korrupsioni, temë qendrore e edicionit të 15-të të “Dokufestit”
Korrupsioni është tema qendrore e festivalit të këtij viti, shqyrtuar nga konteksti social, lokal dhe global, si dhe pasojat e tij, të cilat do të theksohen dhe eksplorohen përmes një numri të eventeve, përfshirë panele, diskutime...

Në Prizren po mbahet edicioni jubilar, i 15-ti me radhë, i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “Dokufest”. Sipas organizatorëve do të këtë 10 premiera kombëtare dhe po aq edhe të autorëve të huaj. Korrupsioni është tema qendrore e festivalit të këtij viti, shqyrtuar nga konteksti social, lokal dhe global, si dhe pasojat e tij, të cilat do të theksohen dhe eksplorohen përmes një numri të eventeve, përfshirë panele, diskutime me filmëbërës dhe ekspertë të ftuar.
Programi jogarues i festivalit, ndërkaq, do të sjellë disa nga filmat më të rëndësishëm të këtij viti, përfshirë fituesit e festivaleve si “Sundance”, “Berlinale” dhe SXSË, ndërkohë do të ketë edhe dokumentarë për muzikë në kategorinë “Substancat magjike” etj.
Pjesa për fëmijë e këtij festivali “DokuKids”, gjithashtu, feston vitin jubilar, duke i mbushur 10 vjet dhe do të sjell katër punëtori të cilat targetojnë grupmosha të ndryshme të fëmijëve.
“Dokufest” është njëra nga ngjarjet më të shënuara në kalendarin kulturor të Kosovës. Për shkak të karakterit gjithëpërfshirës dhe shumetnik që ka, ky festival tashmë ka kapërcyer kufijtë e ballkanik dhe po afirmohet edhe nëpër shumë skena botërore të kinematografisë dhe televizionit.
E-Diaspora
-
Dy motrat shqiptare nga Italia në Kampionatin për Shah Bëhet e ditur se dy motrat, Asia dhe Cloe Gjoka, janë shumë të talentuara në shah...
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false
-
Arrestohet shqiptarja, ka rrëmbyer fëmijën e saj nga ish bashkëshorti
-
Blina Kurti fitoi tri medalje në Kampionatin e Xhudos në Gjenevë
-
Rama: Pas dy javësh do të takoj shqiptarët në Itali
Jeta në Zvicër
-
Në qiellin e Luganos, u shfaq një spirale misterioze Mediat zvicerane i kanë kushtuar vëmendje një fenomeni në Lugano e lëshuar nga një përdorues i...
-
Gjykata e Lartë e Cyrihut dënon 80-vjeçarin serb me 19 vite burg dhe ndalim hyrje në Zvicër
-
Çfarë do të përfitojë Zvicra nga pakti i BE-së për migracionin?
-
Lara Gut-Behrami shënon fitoren e tretë këtë dimër
-
Aeroporti i Gjenevës regjistron rritje në të ardhura në 2024