Lajme
Korridori 8 merr emrin “Nënë Tereza”
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka propozuar që autostrada me gjatësi 300 kilometra që quhet "Korridori i 8" të mbajë emrin "Nënë Tereza"
Rruga e njohur si “Korridori i 8” që lidhë tri shtetet ballkanike, do ta mbajë emrin e nobelistës shqiptare “Nënë Tereza”. Kështu ka propozuar kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, sipas të cilit, edhe një bankënotë e re në këtë shtet, do të mbajë figurën e saj.
Ky propozim i shefit të shtetit maqedonas pritet të miratohen nga Qeveria e Shkupit në njërën nga mbledhjet e saj. Këto komente kryeministri Gruevski i ka bërë në një intervistë dhënë gazetës indiane “Times of India”.
Sipas kryeministrit Gruevski, autostradë më të rëndësishme në rajon, me gjatësi prej 300 kilometrash do ta mbajë emrin e “Nënë Terezës”, dhe se kjo rrugë e lidh Shkupin me Bullgarinë dhe Shqipërinë, një pjesë e së cilës do të duhet të përfundojë në vitin 2017. kjo rrugë në antikitete quhej “Vija Egnatia”.
Gazeta më e lexueshme në Indi ishte interesuar për “Nënë Terezën”, e cila kishte lindur në Shkup, ndërsa pjesën më të madhe të jetës së saja e kaloi në Indi, në qytetin e Kalkutës. Ajo u dallua për rolin e saj bamirës, ndërsa mesazhi i saj për paqe dhe ndihmë u çmua nga gjithë bota.
Sipas agjencisë INA, emrin e Nënës Terezë tashmë e mbajnë Qendra Klinike në Shkup, Spitali i Gjinekologjisë, Shtëpia Përkujtimore në pjesën qendrore të kryeqytetit të Shkupit.
“Nëna Terezë është simbol i ri i Maqedonisë. Pasardhësit e saj vijnë këtu, çdokush e njeh, përfshirë edhe vendet e Lindjes së Mesme”, ka theksuar kryeministri Gruevski, pa përmendur origjinën e saj shqiptare dhe emrin atëror Gonxhe Bojaxhiu.
Projekte për Nënë Terezën ka paralajmëruar dhe biznesmeni indias Subrajta Roj, i cili ka promovuar tashmë ngritjen e një përmendore gjigante e lartë 18 metra në sheshin e Shkupit. Po ashtu është paralajmëruar edhe një qendër për përkujdesje të të moshuarve në periferi të kryeqytetit.
Ndryshe, emri i “Nënë Terezës” ka pushtuar gjitha sheshet nëpër Shqipëri e Kosovë. Sheshi kryesor në Prishtinë e mbanë emrin e saj, sikurse e mbanë emrin “Nënë Tereza” edhe Aeroporti i Tiranës.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën