Koronavirusi: çast pas çasti
Koronavirusi: Puna nga shtëpia, cilat janë benifitet
Këto ditë, koronavirus ka revolucionarizuar jetën e shumë italianëve (por edhe mijëra personave të tjerë nëpër botë): shkolla të mbyllura, shumë njerëz të detyruar dhe të urdhëruar të punojnë nga shtëpia
Në zonat më të prekura, shumë kompani, po praktikojnë “smart working”.
Sigurisht, në këto ditë të vështira, ata që punojnë nga shtëpia, mes një telefonate apo një mbledhje në videokonferencë, kanë mundësinë të reflektojnë thellësisht mbi punën e tyre. Në veçanti, dalin në pah tre pika kyçe, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Qëndrimi larg zyrës na bën të kuptojmë se sa të rëndësishëm jemi
Qëndrimi larg zyrës na bën të kuptojmë se sa rëndësi ka puna. Më në përgjithësi, të gjendeni pa siguritë e vogla – të mëdha të përditshme të zyrës ju ndihmon të meditoni rreth vlerës së përpjekjeve të përditshme, se sa të rëndësishëm jeni, mbi faktin e të qenët të zëvendësueshëm.
Cili është “kontributi ynë specifik në këtë kauzë”. Çfarë ndryshon nëse e takojmë një klient ballë për ballë apo e telefonojmë? Çfarë ndodh nëse shtyjmë një prezantim? Si ndikon mungesa jonë në një mbledhje? Çfarë ndodh nëse drejtuesit tanë apo bashkëpunëtorët tanë të detyrohen të bëjnë pa ne? Më të mirë apo në të keq, një reflektim zhgënjyes dhe cinik mbi gjendjen tonë është shumë i shëndetshëm.
Qëndrimi larg zyrës na bën të kuptojmë më mirë se çfarë është “smart working”
Puna nga shtëpia u pëlqen të gjithëve. Kompanitë kursejnë dhe njëkohësisht rrisin mirëqenien dhe motivimin e punonjësve të tyre. Punonjësit ndihen më të kënaqur, pasi mund të menaxhojnë më mirë të jetën jashtë profesionale, të kursejnë kohë, energji fizike, mendore dhe financiare që lidhen me eliminimin e lëvizjeve. Ideja e një ditë pune, “me pizhame” na rikthen ndjesinë e paqes që presioni dhe stresi i zyrës na e kanë shkaktuar. Ditët e smart working të detyruar që po përjetojmë, megjithatë mund të na ndihmojnë të kuptojmë dy aspekte më pak të dukshme.
Aspekti i parë, ka natyrë organizative. Kjo lloj punë është një revolucion organizativ që kërkon rishikimin e roleve, të mënyrës së organizimit, të detyrave dhe mbi të gjitha, të sjelljeve. Ajo aftëson individët, i imponon të socializohen në një mënyrë ndryshe, të organizojnë ndryshe kohën, të lëvizin në një horizont “sipërmarrës”, ku ne e masim veten mbi objektivat dhe menaxhimin e projekteve. Kjo do të thotë të përqafosh një mënyrë krejt ndryshe të të punuarit.
Aspekti i dytë kritik i “smart working” lidhet me vlerën e shtuar të marrëdhënieve në zyrë. Dinamikat e një mbledhje në videokonferencë nuk janë të njëjtat me një mbledhje në zyrë. Sa rëndësi ka të jemi apo të mos jemi fizikisht kur dëshirojmë të arrijmë objektiva të veçanta negociuese? Komunikimi sy në sy apo në chat ndryshon nëse ju duhet të merrni vendime të rëndësishme.
Por, në anën tjetër, pa e kuptuar, duke punuar nga shtëpia, ne humbim aftësinë për t’u përshtatur me të tjerët, për të konkurruar me ta, për të qenë pjesë e tregut të punës. Pra jo për të gjithë punët, kalimi te smart working është një veprim pa kosto.
Qëndrimi larg zyrës na bën të kuptojmë se sa rëndësi ka puna në jetën tonë
Shumë prej nesh u ka ndodhur këto ditë të vendosin nëse duhet të marrin pjesë ose jo në një takim të rëndësishëm, duke pranuar rrezikun e një udhëtimi me mjete publike ose një kontakt fizik me njerëz të cilëve nuk ua dimë gjendjen e tyre shëndetësore. Të shkoj a të mos shkoj? Të rrezikoj apo të bëj kujdes?
Një libër i bukur i Nassim Nicholas Taleb (autori i njohur për esenë e famshme mbi “mjellmën e zezë”) titullohet “Skin in the game”. Pavarësisht faktit nëse janë të vetëpunësuar ose të punësuar, shumë njerëz në vendin e punës “vënë jetën në rrezik” pa i detyruar askush, duke pranuar disa rreziqe më shumë se të tjerët. Nuk është qëllimi im t’i tregoj si modele të thellësisë etike apo ndjenjës së përgjegjësisë.
Thjesht dua të theksoj se rreziku që jemi të gatshëm të marrim për të bërë sa më mirë punën tonë është një termometër i kotë për të matur pasionin për atë që bëjmë.
Në këto ditë në të cilat gjithçka na frikëson duke pranuar rreziqe të vogla, është një provë e mirë për të kuptuar se sa jemi të dashuruar me punën tonë (e ndoshta edhe me veten).
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?