Uncategorized

Koronavirusi përveç Kosovës, po humb fuqinë edhe në SHBA e Itali

Itali, SHBA po shënojnë një rënie të rasteve.

Vendi me më së shumti raste dhe të vdekur ShBA, ka shënuar pas një ofensive të virusit, numër nën 1 mijë të vdekur brenda një dite.

Në fakt, këtë të diele në SHBA, pati 19 mijë e 608 raste dhe 617 të vdekur, numër ky edhe pse i lartë, duke krahasuar me ditët e kaluara është goxha më i ulët, shkruan gazeta inFokus.

Ulje të rasteve pati edhe në Itali, vend ky ndër më të goditurit.

Këtë të diele, pati 50 të vdekur që ishin me koronavirusin e ri dhe 531 raste të reja, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, raste edhe më pak se Italia pati Franca.

Këtu, të infektuar të rinj ishin 115 qytetar ndërsa 35 kanë ndërruar jetë.

E edhe më mirë se këto vende është Gjermania, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë shtet, gjatë të dielës u evidentuan 342 raste të reja dhe 5 persona vdiqën.

Megjithatë, pavarësisht këtyre shifrave më të ulëta se ditëve të kaluara, ekspert të shëndetësisë dhe institucione nga krejt bota po bëjnë thirrje për kujdes maksimal pasi rreziku i një vale të dytë, ndoshta edhe më të fuqishme, nuk ka kaluar.

Deri tash në krejt botën janë infektuar 5 milion e 525 mijë e 299 persona, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, nga ky numër, vdekjen e kanë gjetë 347 mijë e 110 persona ndërsa 2 milion e 316 mijë e 127 të tjerë janë shëruar.