Lajme
Koronavirusi, Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri shtyhet për në tetor
Me anë të një komunikate të botuar në faqen e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, kryesia e këtij rrjeti ka njoftuar të gjitha bizneset shqiptare për shtyrjen e panairit të bizneseve.
“Për shkak të gjendjes së pandemisë dhe masave që ka marr shteti i Austrisë si pasojë e virusit Covid 19, ne jemi të detyruar që Panairin e Bizneseve Shqiptare në Austri të cilin e kishim planifikuar për fund të prillit, ta shtyjmë për një kohë tjetër”, shkruan rrjeti.at, transmeton “albinfo.ch”.
Tutje thuhet se data e ardhshme kur mund të organizohet panairi është 10 tetor 2020.
Gjithsesi për detaje të tjera do të informohen së paku dy muaj më herët.
“Përndryshe Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri është ngjarja më e rëndësishme e komunitetit të biznesit shqiptarë. Ky është viti i tretë i panairit. Dy vitet e para janë prezantuar afër 100 ndërmarrje me pronarë shqiptarë”, shkruan në këtë komunikatë.
Dy vitet e fundit, panairi është mbajtur në Vjenë, Museum Quartier. Ndërsa sivjet për shkak të kërkesës më të madhe, ai do të bartet në një lokacion ku do të mund të prezantohen më shumë ndërmarrje.
Dita e shtunë:
Kohëzgjatja 10.00 – 18.00
Hyrja për vizitorë: pa pagesë!
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?