Koronavirusi: çast pas çasti
Koronavirusi bën që të ngadalësohet aktiviteti i bankave europiane
Bankat kryesore europiane pësuan një ngadalësim të aktivitetit të tyre në pranverë për shkak të masave të kontrollit anti COVID-19 dhe po vendosin miliarda në rezervë për të përballuar falimentimet dhe faturat e papaguara.
Gjiganti bankar “HSBC”, tashmë në rënie që para krizës shëndetësore, njoftoi sot një rënie prej 77% të fitimit të tij neto në 1,97 miliardë dollarë në gjysmën e parë dhe kolapsin e tij në 192 milionë dollarë midis prillit dhe qershorit.
“Ky rezultat është një ndërthurje e ndikimit të pandemisë së COVID-19, rënies së normave të interesit, rritjes së rreziqeve gjeopolitike dhe paqëndrueshmërisë më të madhe të tregjeve”, argumentoi Noel Quinn, drejtori ekzekutiv i grupit.
“Ndërhyrjet nga pandemia e koronavirusit do të shkaktojnë një rritje të mprehtë të humbjeve të këqija të borxhit në bankat europiane. NVM-të dhe kreditë konsumatore pa kolateral do të jenë goditja më e rëndë”, tha Alexios Philippides, analist për agjencinë e vlerësimit “Moody’s”, shkruan ata, përcjell albinfo.ch.
Sipas “Moody’s”, bizneset e vogla kanë tendencë të kenë më pak fleksibilitet, sesa ato të mëdha, duke theksuar se bankat më të ekspozuara ndaj këtij tipi klientësh ka të ngjarë të përballen me kredi të parimbursueshme, që shpjegon edhe nevojën më të madhe për të lënë mënjanë rezerva.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor