Kosova
Kori ‘Siparantum’ nga Kosova rrëmben çmimin e parë në Belgjikë
Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën G, në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel, duke rikthyer përseri vendin e parë.
Kori Siparantum në këtë garë është paraqitur me këto vepra: “Me nji lule” (Me një lule) – Memli Kelmendi, “A Little in the Dream, A Little Awake” – Baki Jashari, “Ta na Solbici” – Samo Vovk, “Atsalums” (Ftohtësia) – Jēkabs Jančevskis, “En ‘s Avonds” – Arr. Memli Kelmendi.
Paraqitja e Korit Siparantum është vlerësuar lart nga Juria profesionale dhe nga një numër i madh artistësh nga e gjithë bota që morën pjesë.
Në ngjarjen e përcjellë nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, përfaqësuesit e këtij institucioni, përfshirë Ambasadorin Agron Bajrami, ishin të pranishëm për të mbështetur këtë sukses të madh në skenën ndërkombëtare.
Kori Siparantum në këtë garë ka përfaqësuar Kosovën në mesin e 20 shteteve nga mbarë bota.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca