Muzikë
Kori “Lulëkuqet“ nga Berna dhuroi emocione në festën e Pavarësisë së Kosovës
Kori i grave "Lulëkuqet" në Bernë, përmes ushtrimit të këngëve të bukura shqipe, bashkon gratë shqiptare nga të gjitha trojet

Si çdoherë, revista Albinfo.ch, bashkë me platformën e saj online është përçuese e vlerave kombëtare dhe kulturore nga diaspora shqiptare në Zvicër. Kësaj radhe, vëmendje i është kushtuar pikërisht korit të nënave shqiptare “Lulëkuqet“.
Pavarësisht se jetojnë në një shtet tjetër, gratë shqiptare nga Zvicra kultivojnë atdhedashuri dhe përçojnë vlera burimore të shquara.
Kori “Lulëkuqet“ është i përbërë nga nënat shqiptare dhe është tregues i atdhedashurisë për vendin e tyre të lindjes.
Ato për vite me radhë përmes këtij kori ruajnë vlera kulturore e kombëtare, si promovuese të kulturës së mirëfilltë shqiptare përmes këngës në Zvicër.
Duke qenë se jemi në prag të 17 vjetorti të Pavarësisë së Kosovës, kori “Lulëkuqet“ nga Berni janë duke organizuar një program festiv për të gjithë shqiptarët.
Vlen të theksohet se kori i grave “Lulëkuqet”, është themeluar më 10 qershor të vitit 2018 pikërisht në Bern, në kuadër të shkollës shqipe në Ostermundigen, si “Kori i Nënave“ të nxënëseve të shkollës shqipe, që ka për qëllim ruajtjen dhe kultivimin e këngëve të vjetra qytetare nga të gjitha trojet shqiptare.
Duke parë interesimin që kishin gratë, anëtaret e këtij kori u japin mundësinë edhe tani, të gjitha nënave, grave dhe vajzave, nga të gjitha trojet shqiptare, që të bëhen pjesë e korit “Lulëkuqet”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka pak opsione përballë tarifave të Trump-it Zvicra ka pak opsione për t’u përballur me tarifat e vendosura nga SHBA. Masat e ndërsjella...
-
Zvicër: Gjobitet burri pasi kërkoi para për telefonin e gjetur
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër