Lajme
“Koreja e Veriut mund të kryejë provë bërthamore vitin e ardhshëm”
Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut ka deklaruar se Koreja e Veriut mund të kryejë një provë bërthamore vitin e ardhshëm, ndërsa u tha se Pheniani mori ndihmë nga Rusia për të nisur me sukses një satelit zbulues këtë javë.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, anëtari i Komitetit parlamentar të inteligjencës jugkoreane, Yoo Sang-bum, pas informimit nga agjencia e spiunazhit, ka thënë se Koreja e Veriut i dërgoi Rusisë të dhëna për dy raketat që i dështuan më parë dhe Moska ofroi analizën e saj të të dhënave.
Një tjetër anëtar i komitetit, Youn Kun-youngt, u shpreh se lëshimi ishte i suksesshëm dhe sateliti hyri në orbitën e Tokës, teksa Koreja e Veriut mund të lëshojë satelitë shtesë dhe të kryejë provë bërthamore vitin e ardhshëm.
Ndryshe, hera e fundit që Koreja e Veriut testoi një bombë bërthamore ishte në vitin 2017, në një objekt që u shpërthye përpara bisedimeve midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Ky veprim do të thotë se Seuli do të rrisë mbikëqyrjen përgjatë kufirit të fortifikuar verior.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’