Bota

Korea Veriore liron tre të burgosurit amerikanë

Korea e Veriut sipas të dhënave të presidentit Donald Trump ka liruar tre shtetas amerikanë, të cilët qëndronin në burgjet e vendit komunist.

Lirimi i Kim Dong Chul, Tony Kim dhe Kim Hak Song ka ndodhur pas vizitës së ministrit të jashtëm amerikan Mike Pompeo në Phenian, ku është takuar me presidentin Kim Jong Un. Presidenti Trump do i presë ish të burgosurit në aeroport për t’i përshëndetur.

Së shpejti pritet të ndodhë edhe takimi mes presidentëve të SHBA dhe Koresë Veriore, që sipas gjitha gjasave do jetë në Singapur.