Shqipëria

Korçë: Shkon të marr nusen, por rrëzohet helikopteri

Nga raportimet e para mësohet se mjeti fluturues është përplasur me pemët

Një ngjarje e rrallë është shënuar paraditen e sotme në unazën e Korçës, raportojnë mediat shqiptare.

Burime nga policia i thanë se helikopteri është i firmës private “Shega Air” dhe se kishte shkuar për të marrë nusen.

Shkak i rrëzimit te tij ka qenë manovrim i gabuar i pilotit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ndërsa pasojat mund të kishin qenë fatale pasi është zonë e banuar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet.

Fatmirësisht mjeti fluturues ka qenë në kuotë të ulët, kur ka rënë. Nga raportimet e para mësohet se mjeti fluturues është përplasur me pemët.