Shkurt.ch

Koprracët kanë më pak tru sesa bujarët

Koprracët kanë më pak materie të zhvilluar në tru sesa ata që janë bujarë, të paktën kështu thotë një studimi i kryer nga hulumtuesit në Cyrih. Vëllimi i një rajoni të caktuar të trurit ndikon në gatishmërinë e njerëzve për të qenë altruist, shpjegohet në revistën “Neuron”.

Pjesëmarrësve të studimit u është kërkuar të ndajnë paratë e tyre me disa persona anonimë. Gjatë procesit kur ata mendonin të japin apo mos të japin paratë, veprimtaria e tyre e trurit dhe vëllimi i materies gri u është matur, bëjnë të ditur shkencëtarët e Universitetit të Zürich-ut.

Rezultatet tregojnë se te çdo person, i cili është ishte më pak i hapur për të ndarë paratë me tjetrin, rajoni i trurit të tij që gjendet prapa veshit është paraqitur shumë aktiv për ndarje të shumave të parave shumë të vogla. Ndër më bujarët, kjo zonë e trurit është aktivizuar vetëm gjatë shkëmbimeve të shumave shumë të mëdha.

Proceset sociale

Për herë të parë është “treguar lidhja në mes të çështjes së altruizmit, anatomisë dhe aktivitetit të trurit”, thotë me entuziazëm hulumtuesi shkencor Ernst Fehr. “Mirëpo, kjo nuk do të thotë kurrsesi se natyra altruiste ka vetëm një origjine biologjike”.

Vëllimi i materies gri përcaktohet gjithashtu nga proceset sociale, shton ai. Rezultatet shtrojnë pyetjen për të ditur nëse është e mundur të inkurajojmë rritjen e rajoneve të trurit, të cilat stimulojnë altruizmin.