Shkurt.ch
Kopja e orës zvicerane në Apple
“Është një kopje e orës sonë”, thotë zëdhënësi i hekurudhave zvicerane SBB, Christian Ginsig
Kompania amerikane „Apple“ mund të përballet me një padi ligjore nga autoritetet zvicerane për përdorimin pa leje të orës, e cila konsiderohet si pjesë e krenarisë dhe historisë së hekurudhave zvicerane.Ora zvicerane, një simbol disa-vjecarë, është në formën e planetit dhe ka akrepin e sekondave me ngjyrë të kuqe. Por kopja e saj është përdorur nga Apple.“Është një kopje e orës sonë”, thotë zëdhënësi i hekurudhave zvicerane, Christian Ginsig duke paralajmëruar hapat ligjore për të përfituar një “dëmshpërblim” nga Apple.Ndërkohë, kompania amerikane nuk ka reaguar ende derisa po kritikohet për një veprim të till edhe në forumet të ndryshme në internet.
I vetmi ndryshim në kopjen e Apples qendron te vijat më të trashë për numrat e plotë, ndërsa pjesë tjetër e orës së “Mollës” është identike me atë të hekurudhave zvicerane.
Akrepat e minutave dhe të orës me ngjyrë të zezë, ndërsa ai i sekondave me ngjyrë të kuqe.
Ora simbol e hekurudhave zviceranë SBB që ndodhet në cdo tren dhe stacion helvetik është konceptuar nga inxhinieri Hans Hilfiker në vitin 1944.
Në vitin 1955 ajo u bë ora “zyrtare” dhe pjesë e identiteti të këtyre hekurudhave.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve