Lajme
Konventa e Bizneseve të Diasporës, më 25 -26 nëntor në Prishtinë

Më 25 dhe 26 nëntor do të mbahet Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të huaja në Emerald Hotel, në Prishtinë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Albanian Global Diaspora Business Network, në rrjetin social Facebook.“Ju ftojmë të bashkangjiteni në Konventën e Bizneseve të Diasporës dhe të huaja që do të mbahet më 25 dhe 26 nëntor 2019, në Emerald Hotel në Prishtinë”, thuhet në këtë njoftim.
Ky organizim ka për qëllim të krijojë rrjetëzim dhe bashkëpunim mes bizneseve të Kosovës, Diasporës dhe atyre të huaja, duke i bashkuar në një pikë takim.
“Krijimi i marrëdhënieve të reja të partneritetit mes bizneseve pjesëmarrëse është misioni ynë, andaj kjo ngjarje synon të ofrojë mundësi të integrimit në fushën e ekonomisë përmes takimeve B2B”, thotë Yll Blakaj, udhëheqës i Rrjetit Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe organizator i Konventës.
Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të huaja organizohet nga Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa, në bashkëpunim me projektin e USAID-it EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Sida.
Konventa e Diasporës dhe të Huaja pritet të mbledhë numër të madh të kompanive nga Kosova, biznesmenë shqiptarë dhe të huaj nga gjithë Evropa. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët