Integrimi
Kontestohet zgjedhja e kryetarit të degës së LDK-së në Zvicër
Ndërkohë që Arif Baftiu kërkon anulimin e Kuvendit "për shkak të parregullsive që kanë ndodhur", Shefqet Dibrani, i zgjedhur kryetar, thotë se zgjedhja e tij është plotësisht e rregullt
Të dielën, më 10 maj është mbajtur në Burgdorf Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, dega në Zvicër. Punimet e Kuvendit janë mbyllur me zgjedhjen e Shefqet Dibranit, kryetar i Degës së LDK-së për Zvicër.
Ndërkohë, në mesin e delegatëve dhe nëndegëve të kësaj partie, janë shfaqur pakënaqësi të mëdha rreth mënyrës së organizimit të Kuvendit.
Nga burime të saj albinfo.ch merr vesh se në Kuvend ka pasur fërkime mes krahut të Isa Mustafës dhe të Fatmir Sejdiut. Sipas tyre, ka pasur intriga e parregullsi në mbarëvajtjen e punës së kuvendit. „Delegatët janë nisur nga shtëpia me vota në dorë”, tregon në kushte anonimiteti anëtari i LDK-së. „Ka pasur parregullsi të mëdha, nuk është respektuar statuti e as rregullorja e punës”. Shefqet Dibranin nuk mund ta pranojmë për kryetar të Degës së LDK-së, në Zvicër, thotë ky burim.
Kryetari i sapozgjedhur i LDK-së, Shefqet Dibrani, kontestohet po ashtu edhe nga nëndegët e LDK-së Solothurn, Freiburg, Biel, Lozanë, Martiny, thotë përmes telefonit ish-nënkryetari i LDK-së Dega në Zvicër, Arif Baftiu. Ai madje ka dërguar një komunikatë në lidhje me pakënaqësinë për Kuvendin Zgjedhor në kryesinë e LDK-së në Prishtinë.
Baftiu kërkon anulimin e Kuvendit Zgjedhor për shkak të shumë parregullsive që kanë ndodhur gjatë procesit të votimit. „Kërkojmë anulimin e Kuvendit, këtë kërkesë ia kemi përcjellur edhe kryesisë së LDK-së në Kosovë”, shprehet ai për albinfo.ch
Baftiu, thotë të ketë edhe përkrahjen e kryesisë së nëndegës Solothurn me Ibrahim Sylën, Ajet Avdylin, Sabri Alidemën dhe Demë Xhaferin, por edhe të tjera nëndegë.
Kryetari i ri akuzohet se ka ardhur pa bazë zgjedhore
Kryetari i zgjedhur, Shefqet Dibrani, akuzohet se ka ardhur nga St. Galleni në Kuvend Zgjedhor pa asnjë anëtar. Sipas burimit, ai s’ka as nëndegë e as anëtarë.
Zgjedhjet janë zhvilluar në atmosferë të tensionuar dhe pa prezencën e më tepër se gjysmës së delegatëve të rregullt, të cilët kanë braktisur Kuvendin Zgjedhor, tregon personi që ka qenë delegat i një nëndege të LDK-së në Zvicër.
Edhe Ahmet Asani, kandidat për kryetar dege, i cili nuk ka fituar asnjë votë ka reaguar me një komunikatë të shpërndarë në rrjetet sociale në të cilën flet me tone kritike për rrjedhën e kuvendit. “… mjerisht fraksionistë dhe karrieristë të shumtë Kuvendit i dhanë një frymë e cila le që s`kishte asgjë të përbashkët me frymēn rugoviane ku nuk u debatuan fare për programet e punës as për vizionin e të ardhmes së LDK-së (…) por më e keqja ishte se në Kuvend u krijua një frymë e urrejtjes ku askush askënd nuk mund ta shikonte në sy sepse të gjithë kur kishin dalë nga shtëpia ishin nisur me emrin e kandidatit të cilit ishin të detyruar t`ja hidhnin votën”, thuhet veç tjerash në komunikatë.
Ndërkaq, kryetari i ri i degës, Shefqet Dibrani, i kontaktuar nga albinfo.ch. e përshkruan gjendjen krejtësisht ndryshe.
Dibrani: Ndjehem i qetë, fitorja ime ishte e pastër
Ai thotë se ndjehet i qetë dhe nuk mërzitet nga akuzat që i vijnë nga disa drejtime. “Procesi zgjedhor ka rrjedhur si është më së miri. Janë shpallur katër kandidatura, e në raundin e dytë kemi mbetur dy. Fakti që unë kam fituar 51 vota ndërsa kundërkandidati im, Arif Baftiu 45, konsideroj se është tregues për garë serioze dhe frymë demokratike. Është votuar në sallë të hapur, ku ka pasur edhe kamera, pastaj kutia është hapur para delegatëve kurse votat janë lexuar në mënyrë transparente. Po ashtu pas shpalljes time fitues, Baftiu ma ka uruar fitoren.
Por pastaj ai ka tërhequr kandidaturën për anëtar kryesie. Në vazhdim ai dhe disa të tjerë si Shaip Kastrati, Ajet Avdyli, Fadil Dalloshi në krye të një grupi prej diku rreth 27 pjesëmarrësish kanë lëshuar mbledhjen. Mirëpo edhe pas kësaj ne kemi pasur kuorum të plotë (67 veta) dhe e kemi vazhduar zgjedhjen e kryesisë”.
Dibrani e konsideron të pastër dhe korrekt procesin zgjedhor edhe pas kësaj faze.
Kontestimet që i bëhen (kryesisht nëpër rrjetet sociale), qoftë zgjedhjes së tij, madje duke ia mohuar edhe bazën partiake, gjegjësisht, siç e konsiderojnë kundërshtarët e tij mos kalimin nëpër proces të rregullt zgjedhor të Shefqet Dibranit në nëndegën e tij, ai i quan të pabaza.
“Vetë kryesia e deritashme e ka dërguar një anëtar të saj për ta përcjellë procesin zgjedhor në St. Gallen (ka qenë Xhelal Molliqaj). Përse ata tash nuk i besojnë të dërguarit të tyre, nuk është problem imi, thotë Dibrani. Pastaj në kryesinë e re kanë mbetur nga përbërja e vjeter ish kryetari Haki Latifi, i cili është zgjedhur nënkryetar dhe delegat për në Prishtinë, mandej Ismet Limani (sekretar, i cili tani ka po këtë post) e të tjerë, shton ai.
Nga ana tjetër, “ndoshta… kam dyshime se dikush… do të ketë nxitur me qëllim këto mospajtime duke e njohur natyrën time jokonformiste dhe gatishmërinë time për të kundërshtuar hapur qëndrimet me të cilat nuk pajtohem”, thotë veç tjerash Shefqet Dibrani, kryetar i ri i Degës së LDK-së në Zvicër, veprimtar i moçëm i kësaj partie, poet dhe publicist i njohur.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur