Shkurt.ch

Konsumimi i kokainës, qytetet zvicerane zënë vendin e parë

Për konsumim të kokainës qytetet zvicerane kanë zënë vend në krye të listës, sidomos gjatë organizimit të ngjarjeve të mëdha të tilla si “Street Parade”.

Në këtë konstatim vjen një analize ndërkombëtare e ujit dhe mbeturinave, ku është përfshirë edhe Institut zviceran për hulumtim të Ujit EAWAG.

Në krye të listës për përdorim të kokainës, sipas këtij studimi mbeten qytetet Antwerp dhe Amsterdam. Në mesin e tyre janë edhe qytetet si Barcelona, Milano, Londra dhe Parisi.

Sipas këtij studimin edhe qytetet zvicerane: Berna, Gjeneva, Luzerni dhe Cyrihi janë gjetur në mesin e qyteteve me konsumin më të lartë të kokainës sidomos gjatë organizimit të ngjarjeve të mëdha, ku konsumimi i kokainës ishte dy deri katër herë më i lartë se sa në ditët tjera.