E-Diaspora

Konsultime publike për projektligjin për diasporën në Zvicër

Konsultimet do të mbahen në Gjenevë, Bernë dhe Cyrih

Ambasada e Kosovës në Bernë ka njoftuar se nga 12 deri më 14 tetor do të mbahen konsultime publike për projektligjin për diasporën tonë në Zvicër. Konsultimet do të mbahen në Gjenevë, Bernë dhe Cyrih, shkruan albinfo.ch.

Për konsultime me pjesëmarrësit në këto tri tubime do të jenë të pranishëm deputetet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës: Time Kadriaj, nënkryetare e Parë e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike si dhe anëtaret e këtij Komisioni, Fitore Pacolli dhe Doruntinë Maloku.

Nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike merr pjesë Ejup Kamberi ndërsa nga Zyra e Kryeministrit, Mentor Borovci.

Këtu, mund ta gjeni “Projektligjin për Diasporën”, për të cilën do të bëhen konsultimet.