Lajme
Konsullata në Cyrih shënon 8 marsin me gratë e suksesshme shqiptare në Zvicër
Në të njëjtin aktivitet u bë edhe promovimi i romanit ‘’Barrë dhe Bekim’’, i shkrimtares së re, Shqipe Sylejmani, e cila është vlerësuar lartë për këtë roman edhe në Zvicër

Pilote, shkencëtare në fushën e mjekësisë, juriste, doganiere, psikologe, deputete, dizajnere e shkrimtare, ishin vetëm disa nga profesionet e grave dhe vajzave të suksesshme shqiptare nga Kosova në Konfederatën e Zvicrës, të cilat u bënë bashkë të dielën në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih për të shënuar, 8 marsin – Ditën e Gruas.
Në të njëjtin aktivitet u bë edhe promovimi i romanit ‘’Barrë dhe Bekim’’, i shkrimtares së re, Shqipe Sylejmani, e cila është vlerësuar lartë për këtë roman edhe në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Të pranishmet në këtë aktivitet fillimisht u përshëndetën nga Udhëheqësi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe i përgëzoi për storiet e tyre të suksesit në Zvicër.
‘’Fuqizimi dhe pjesëmarrja e gruas në politikë dhe vendimmarrje pothuajse në të gjitha fushat po bëhet gjithnjë e më i madh. Fakti se Republika e Kosovës udhëhiqet nga një Presidente grua, nga një Zëvendës-Kryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës grua dhe rreth 30 për qind e Kabinetit aktual qeveritar janë gra flet shumë. Ne, mburremi edhe me storiet tuaja të suksesit në Zvicër, që tashmë po i shënoni në të gjitha fushat’’, ka thënë Udhëheqësi i Konsullatës, Kastrati.
Një fjalim përshëndetës para të pranishmëve e mbajti edhe Zëvendësja e Konsullatës së Kosovës në Cyrih, znj. Shukrije Ramadani, e cila më pas edhe e moderoi debatin. Ky aktivitet nisi me një minutë heshtje për nder të njëzet e katër vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa më pas një vëmendje e rëndësishme iu kushtua edhe Ditës së Mësuesit, respektivisht rolit dhe kontributit të tyre mbi mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë.
Në fund, të pranishmet kanë shprehur edhe solidarizimin me gratë në shtetin e Ukrainës, të cilët po përjetojnë luftën e egër dhe brutale të ushtruar nga agresioni ushtarak/pushtimit nga shteti i Rusisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim Komiteti i referendumit “Jo Ligjit për e-ID” ka njoftuar të hënën se ka mbledhur mbi 60,000...
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Gjeneva e shqetësuar për abuzimin e shurupit me kodeinë nga adoleshentët