Shkurt.ch

Konservativët kundër edukatës seksuale në shkolla

Edukata seksuale në shkolla, sipas peticionistëve është shumë "eksplicite", kështu që, sipas tyre shpeshherë kalohet kufiri me pornografinë

Përfaqësues të partive të djathta konservative si SVP, EVP dhe EDU kanë prezantuar sot një peticion përmes të cilit tërheqin vërejtjen për “seksualizimin” e shkollave zvicerane.

Ata e kundërshtojnë qëndrimin në “planprogramin 21” i cili parasheh që edukata seksuale të bëhet lëndë e detyrueshme në shkollat e Zvicrës, njofton drs.ch. Një grup i madh i ekspertëve të arsimit janë duke punuar në planprogramin e përmendur.

Edukata seksuale në shkollat zvicerane, sipas peticionistëve është shumë “eksplicite”, kështu që, sipas tyre shpeshherë kalohet kufiri me pornografinë. Nuk është e arsyeshme që fëmijëve në moshën 4 vjeçare t`u shpjegohen në mënyrë aq të hollësishme veprimet seksuale.

Dhe, veç të gjithave, sqarimi për çështjet seksuale është punë e prindërve, thonë kundërshtarët e mësimit të edukatës seksuale nëpër shkolla.