Lifestyle

Konkursin ‘Miss Shqipëria 2018’ e fitoi Alba Bajrami

Mbrëmë në qytetin e Tiranës u mbajt eventi i bukurisë ‘Miss Shqipëria’, ku bukuroshja që rrëmbeu vendin e parë ishte Alba Bajrami.

Në këtë konkurs bukurie morën pjesë 31 konkurrente. Shoqëruesja e parë e Albës u zgjodh Klea Krali, ndërsa shoqëruese e dytë Klea Ndreka, përcjell albinfo.ch.

Bukuroshet nga Shqipëria dhe diaspora kanë zhvilluar një turne 8 ditor dhe finalja e ‘Miss Shqipëria 2018’, që këtë vit shënon 20-vjetorin e krijimit, u zhvillua në Tiranë.