Konkurs për vend të lirë pune: pozita, shofer (vozitës)

Republika e Kosovës – Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Ministria e Punëve të Jashtme – Ministarstvo Inistranih Poslova – Ministry of Foreign Affairs

Ambasada e Republikës së Kosovës në Konfederaten e Zvicrës

Shërbimi konsullor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, – Shpall:

K O N K U R S

Për vend të lirë pune:

Pozita: Shofer (vozitës), një vend

Vendi i punës: Bernë

Kohëzgjatja e kontratës: Një (1) vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh

Data e aplikimit: 04 nëntor deri më 21 nëntor 2011

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësin e Shefit të misionit Konsullor, kryen detyrat dhe përgjegjësit si më poshtë:

• Ofron shërbime të vozitjes për Konsullin, zyrtarin e lartë konsullor ose personelin tjetër konsullor sipas kërkesës;

• Vozitësi duhet të jetë në gjendje që të kryen riparime të vogla dhe siguron që automjeti të jetë i pastër dhe në gjendje të mirë;

• Duhet të jetë në gjendje që menjëherë pas thirrjes nga Konsullit ose zyrtari të lartë konsullor të ofrojë mbështetje për vozitje për detyra zyrtare në mbrëmje ose gjatë fundjavës;

• Duhet të jetë në dispozicion për vizita zyrtare;

• Kryerja e funksioneve rutinore të postës dhe korrierit, shpërndarja dhe regjistrimi i postës konsullore, transportit të mallrave dhe ngarkesa të tjera;

• Prokurimi i pajisjeve dhe furnizimeve për konsullatë, ambasadë ose rezidencën zyrtare;

• Mbajtja e librit të shënimeve për kilometrazhin e automjeteve, të riparimeve, licencave dhe lejeve, si dhe dokumentacioneve të tjera;

• Është përgjegjës për dëmet e shkaktuara në automjet nga pakujdesia apo mospërshtatja e kushteve të komunikacionit;

• Sigurohet që të gjitha veprimet të jenë në pajtim me rregullat dhe rregulloret në rastin e përfshirjes në aksident/incident trafiku;

• Kryerja e detyrave të tjera zakonisht të caktuara për Vozitësin.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme

• Kandidati duhet ta ketë të kryer shkollën e mesme përkatëse ose ekuivalente;

• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës apo shtetas ose banor i përhershëm i shtetit pranues apo shtetas i ndonjë vendi të tretë;

• Kandidati duhet të ketë patentë shoferi valid (të vlefshëm) të lejuar në shtetin pranues;

• Të ketë së paku 3 vjet përvojë si vozitës;

• Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë nën presion, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune;

• Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë me orar fleksibil të punës;

• Kërkohet njohja e gjuhës së vendit ku shërben, ndërsa njohja e gjuhëve tjera është përparësi.

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte, për të hyrë në rrethin e ngushtë dhe pastaj për të intervistuar.

– CV-në;

– Kopjen e patentë shoferit dhe letërnjoftimit;

– Kopjet e kualifikimit-diplomës;

– Dy refernaca të punës dhe një letër motivuese;

– Çertifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;

– Çertifikaten se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;

Këto dokumente mund të dërgohen përmes postes ne adresën. Amthausgasse 3, 3011 Bern )

Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.