Autotech
Konkurrenca në treg: Volkswagen me vetura elektrike me kosto të ulët
Synimi është ndërtimi i automjeteve elektrike për tregun evropian, me çmim rreth 20.000 euro
Volkswagen do të ndërtojë vetura elektrike me kosto të ulët, për të konkurruar më mirë me rivalët e ashpër kinezë, deklaroi të martën shtëpia më e madhe automobilistike evropiane, pasi bisedimet me Renault për të bashkëpunuar në projekt dështuan në fillim të muajit.
Synimi është ndërtimi i automjeteve elektrike për tregun evropian, me çmim rreth 20.000 euro, deklaroi Volkswagen, duke shtuar se vetura e parë pritet të dalë në vitin 2027.
“Bëhet fjalë për lëvizshmëri elektrike entry-level nga Evropa për Evropën”, deklaroi CEO i Volkswagen, Oliver Blume, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
“Në këtë mënyrë ne tregojmë angazhim të qartë ndaj Evropës, si qendër industriale, një politikë industriale evropiane dhe së fundi, veprojmë në interesin e klientëve evropianë”.
Projekti, i quajtur ID.1, lind në momentin kur rivalët kinezë, disa prej të cilëve kanë avantazh prej 30% në kosto krahasuar me konkurrentët në Perëndim, po hyjnë në Evropë, duke rrëmbyer pjesë tregu dhe duke goditur shtëpitë automobilistike të njohura në vendin e tyre të origjinës.
Javën e kaluar Volkswagen tha se industria evropiane ka dy deri në tre vjet për t’u përgatitur ndaj kërcënimit të konkurrencës, duke paralajmëruar se mbijetesa e sektorit ishte në rrezik.
Në vazhdën e këtyre përpjekjeve, Volkswagen po zbaton masa kursimi dhe për reduktimin e kostove në një vlerë rreth 10 miliardë euro për markën e saj kryesore brenda vitit 2026.
Drejtuesi i markës Volkswagen, Thomas Schaefer, deklaroi se pavarësisht çmimit të ulët, modeli fillestar i parashikuar do të vendosë standarde në lidhje me teknologjinë, dizajnin dhe cilësinë, duke shtuar se kjo do ta bëjë më sfiduese për shkak të rritjes së kostove të energjisë, lëndëve e para dhe fuqisë punëtore.
“Një gjë është e qartë – lëvizshmëria elektrike nga Evropa për Evropën mund të ketë sukses vetëm me mbështetjen politike dhe kushteve të kornizës konkurruese”, deklaroi Schaefer.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik