Kosova
Konjufca për sulmin e mbrëmshëm: Akte të armiqve të Kosovës, faleminderit SHBA-së dhe BE-së që mbështetën Kosovën
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se tentativat për të shkaktuar dëm në Republikën e Kosovës me sulme në infrastrukturë kritike nga bandat e dirigjuara terroriste do të dështojnë dhe shtoi se “institucionet tona do të sigurohen për këtë”.
Konjufca në një postim në “Facebook” ka falënderuar organet kompetente të sigurisë dhe ato për menaxhimin e dëmit, si dhe partnerët, SHBA-në dhe BE-në për, siç tha, ndihmën e ofruar.
“Dua t’i falënderoj organet kompetente për punën e tyre në lidhje me sigurinë, menaxhimin e dëmit dhe punën e nevojshme të sanimit, si dhe partnerët tanë, SHBA dhe Bashkimin Evropian, që kanë dalë në mbështetje të Republikës së Kosovës, duke ofruar edhe ndihmën e tyre. Këto akte të armiqve të Kosovës janë kundër saj dhe popullit të saj. Duke sulmuar infrastrukturë kritike, ata kërkojnë të shpërndajnë panik dhe pasiguri”, ka shkruar ai.
Konjufca tha se këtij sulmi do t’i përgjigjen bashkë.
“Ne do t’i përgjigjemi së bashku, teksa kemi qetësi e siguri të plotë, ndërsa ata do të përgjigjen për aktet e tyre terroriste”, ka shkruar ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?