Kosova
Kongresisti amerikan: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar pas fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ka shprehur sërish mbështetjen për Kosovën.
“Serbia po kërkon që Kosova të heqë dorë nga sovraniteti i saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një kthim të tillë. Kosova është një shtet i pavarur dhe do të mbetet i tillë përgjithmonë, i mbështetur nga miku më i madh i saj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Torres në X.
“Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksandar Vuçiq është në anën e gabuar të historisë”, ka vijuar ai.
Vuçiq në fjalimin e së premtes ka kërkuar mbajtjen e zgjedhejve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut,
Në anën tjetër, para fjalimit të Vuçiqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qasja e pushtetit në Serbi ndaj Kosovë është “tejet dëshpëruese”, por që Kosova nuk trembet nga kërcënimet.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik