Lajme
Kongresi Panshqiptar Amerikan, kërkon ndihmë për sigurimin e vaksinave nga Departamenti i Shtetit

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) u takua sot me 5 zyrtarë nga Departamenti i Shtetit pas një kërkese që organizata i bëri Sekretarit Blinkin për ndihmë për të siguruar vaksinat Covid-19 për Kosovën.
Si përfaqësues të Departamentit të Shtetit, të pranishëm në takim ishin: David Kostelancik, Drejtor për Zyrën e Evropës Juglindore, Zyra e Çështjeve Evropiane, Michael Konstantino, Zëvendës Drejtor, Ilan A. Goodman, Zyrtar i Lartë për Zyrën e Kosovës, Wendy Rejan, Zyrtar për Zyrën e Kosovës dhe Malikat Rufai, Zyrtar për Zyrën e Maqedonisë Veriore dhe Zyrtar Mbështetës për Zyrën e Shqipërisë.
Përveç diskutimit mbi bashkëpunimin e mundshëm për të ndihmuar Kosovën në prokurimin e vaksinave, pjesëmarrësit diskutuan edhe çështje të ndryshme me të cilat po përballet Kosova dhe rajoni, përfshirë dialogun, Gjykatën Speciale, vëllezërit Bytyqi, zgjedhjet e ardhshme dhe reformën në Drejtësi në Shqipëri, regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë Veriore, pasivizimin në Preshevë dhe rritjen e paqëndrueshmërisë në Malin e Zi.
Z. Kostelancik falënderoi KPA-në për angazhimin dhe ofroi bashkëpunim në çështje të ndryshme me të cilat po përballet Ballkani.
KPA është një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar në promovimin e idealeve të përbashkëta të popullit shqiptar dhe amerikan.
E-Diaspora
-
Revista prestigjioze për astronomi shkruan për Observatorin dhe Planetariumin e parë në Kosovë Magazina më prestigjioze në botë për astronomi, Sky & Telescope, ia ka kushtu pesë faqe të...
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia”
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka pak opsione përballë tarifave të Trump-it Zvicra ka pak opsione për t’u përballur me tarifat e vendosura nga SHBA. Masat e ndërsjella...
-
Zvicër: Gjobitet burri pasi kërkoi para për telefonin e gjetur
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër