Kosova
Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan uron Qeverinë Kurti
"Jemi të inkurajuar nga formimi i qeverisë së re dhe shpresojmë të punojmë me të për ta çuar Kosovën drejt një të ardhme të ndritshme evropiane", deklaroi Kryetari i PAAC, Bruno Ceka
Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan (PAAC) uron popullin e Kosovës dhe përfaqësuesit e saj në Parlament për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës. I urojmë Kryeministrit të ri, Z. Kurti dhe kabinetit të tij suksese në këtë mandat të rëndësishëm. Ne gjithashtu urojmë Z. Konjufca për zgjedhjen e tij si Kryetar i Kuvendit.
Kosova ka kaluar një fazë shumë të vështirë nga pandemia si dhe nga polarizimi i hidhur politik i cili ka lënë ekonominë e saj në rrënoja, ku ka nxjerrë në pah mangësitë e dukshme të sektorit mjekësor pavarësisht heroizmit të stafit, duke e lënë popullin dhe shtetin pezull.
Stabiliteti politik është i nevojshëm më shumë se kurrë pasi që presim sfida të mëdha. Çdo ditë, Serbia forcon pozitën teksa krimet e saj fillojnë të zbehen në histori, ashtu si gjithë të tjerat. Sot, të shumtë janë ata që përpiqen të rishkruajnë historinë dhe ta barazojnë viktimën me agresorin. Partnerët tanë perëndimorë, në veçanti Shtetet e Bashkuara, kanë nevojë për një homolog të besueshëm dhe të parashikueshëm në mënyrë që ta sjellin Kosovën më afër Evropës, NATO-së dhe KB-së. PAAC u bën thirrje të gjitha palëve që të punojnë së bashku për të zgjedhur sa më shpejt një President të ri dhe për të konsoliduar përfaqësimin politik të Kosovës në botë në mënyrë që shteti i Kosovës të konsolidohet plotësisht dhe të hapen dyert e prosperitetit.
PAAC është gati të punojë ngushtë me institucionet e Kosovës për të forcuar lidhjen ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. “Jemi të inkurajuar nga formimi i qeverisë së re dhe shpresojmë të punojmë me të për ta çuar Kosovën drejt një të ardhme të ndritshme evropiane”, deklaroi Kryetari i PAAC, Bruno Ceka.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik